Intervista/ Suela Konjari: Të
kërcesh në skenë nuk ka moshë

16 Tetor 2015, 08:19| Përditesimi:

  • Share
Padyshim është një personazh që gjithmonë ngjallë dëshirë dhe kureshtje për ta parë lojën e saj aktoriale, por edhe rrëfimet prekëse që nuk i ka kursyer asnjëherë. Mbrëmë e pamë në një tjetër dimension, në skenën e yjeve të vallëzimit. Kjo është Suela Konjari e cila pranon se gjatë këtyre javëve në spektaklin “Dance With the Stars” do të ketë një duel të fortë vetëm me veten.

“Të marrësh pjesë në këtë eveniment është sfidë më vete, për më tepër këtë e bëj për kujtim të babait tim, i cili ka qenë një nga pionierët  dhe themeluesit e baletit klasik”.

Siç e tregon me pasion, babai i saj, një ndër balerinët e parë të Teatrit të Operas, ishte i pari që i ushqeu dashurinë për artin, por sot do t’i tregojë vetes dhe publikut që aktrimi dhe kërcimi shkojnë paralelisht dhe për të skena nuk njeh moshë.

“Ka qenë ëndrra ime në sirtar të bëhesha balerinë, pasi unë jam rritur në skenën e baletit. Sfidën e kam vetëm me Suelën, nuk sfidoj asnjë nga konkurrentët e tjerë. Për më tepër, mendoj që të kërcesh nuk ka moshë”, tregon Suela plot emocion.

Ajo na premton se javë pas jave do të na tregoj një tjetër dimension artistik, duke i dhënë vetes një mundësi që të ndihet akoma dhe më e plotësuar si artiste.

Javë pas jave do njihni një tjetër dimension artistik për të plotësuar formatin e aktrimit. Kërcimi, është një pjesë shumë e rëndësishme e aktorit në skenë”.

Spektakli
Rovena Dilo, Beatrix Ramosaj, Adrola Dushi, Suela Konjari, Dorina Mema, Ambra Meda, Mitro Çela, Florian Agalliu, Young Zerka, Niko Komani, Art Abazi dhe Albatros Rexhaj do të jenë 12 yjet që nën shoqërinë e balerinëve profesioniste, do të performojnë çdo javë.

Ata janë mjaft të njohur në fushën e muzikës, aktrimit dhe show bizit. Edhe pse nuk kanë pasur më parë asnjë lidhje me kërcimin, 12 vipat ndihen të motivuar për të arritur trofeun final.

Juria mbetet e pandryshuar, ku balerini Ilir Shaqiri nuk do ti mungoj edhe këtë edicion publikut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?