Intervista/ Rrëfehet psikologu i
verbër i shkollave të Gramshit 

3 Mars 2016, 09:35| Përditesimi:

  • Share
Problemet e aftësisë së kufizuar pikërisht në shikim, Ardian Ceci i ka quajtur vetëm një sfi dë të jetës, të cilat duhet të kalohen. Ai sot është një nga psikologët më të mirë të Gramshit, dhe ofron shërbim si në shkollat e qytetit ashtu edhe deri në zonat më të largëta.  45 vjeçari me verbëri të plotë, arrin të shkojë në çdo shkollë që i është ngarkuar dhe të këshillojë nxënësit të cilët kryesisht shfaqin problemet e moshës dhe kanë nevojë për një psikolog.
 
Por sa e vështire është puna që ai kryen duke pasur parasysh mungesën e shikimit? Me kënaqësitë që puna i fal, 49 vjeçari thotë se nuk ndihet e diskriminuar por herë pas here përballet me vështirësi. Por, ainuk ndihet i mjaftuar vetëm me këtë punë.
  
Në ëndrrat e tij të fshehura por që duhet të realizohen është edhe puna në radio. Nga ana tjetër ai nuk harron të na përmendë edhe pasionin e tij për këngën. Duket se 45 vjeccari nuk ndihet i veccuar pavarësisht problemeve në shikim, ai e sheh veten të realizuar ndërsa bën apel edhe për të tjerë persona që i përkasin Aftësisë së Kufi zuar duke u thënë se me forcë dhe vullnet mund ta arrihet gjithccka për të mos u ndier i diskriminuar.

Ardian, ju renditeni tek ata persona të cilët kanë Aftësi të Kufizuara dhe pikërisht mungesë të plotë të shikimit. Ky problem është i lindur apo i fituar gjatë jetës? Po është e vërtetë. Unë kam lindur me këtë problem. Por në çdo moment të jetës jam munduar ta kaloj sipas etapave të veta duke mos u ndier i diskriminuar nga mungesa
e plotë e shikimit.

Por pavarësisht kësaj problematike ju në qytetin e Gramshit njiheni edhe si psikologu i shkollave? Është e vërtetë që ju punoni si psikolog?
Po është më se e vërtetë prej vitesh unë ofroj shërbimin e psikologut në disa shkolla të qytetit të Gramshit si dhe në fshatra përreth.

Fillimisht kam pasur një numër më të kufi zuar të shkollave ku ofroja këtë shërbim, ndërsa sot numri ka ardhur duke u rritur. Konkretisht unë punoj në disa shkolla të qytetit të Gramshit, në komunën Pishaj dhe në zonën e Torrovicës dhe të Sulovës. Këto të fundit janë zona shumë të largëta nga qyteti.

Si arrin të shkosh në këto zona?
Me  autobus përgjithësisht. Është autobusi i cili është në funksion të arsimtarëve, por herë pas here janë edhe kolegët e mi të cilët në të shumtat e rasteve më marrin me automjetet e tyre.

Nëse nuk do të ishin këto forma transporti për mua do të ishte shumë e vështirë që të realizoja punën time. Por kudo që kam shkuar për të punuar kam pasur mbështetjen e madhe edhe të kolegëve.
 
Si arrin që të organizosh punën, duke pasur parasysh këtu edhe distancat e largëta që ka një shkollë nga tjetra?

Kam ndërtuar një grafik, pra çdo ditë të javës unë jam në një shkollë për të ofruar shërbimin e psikologut.Kjo radhë prishet vetëm kur ndonjë nga drejtorët e shkollave më telefonon në rastet kur haset një problematikë. Nëse shkolla është afër mundohem të shkoj edhe brenda ditës, në të kundërt ajo vendoset për ditën e nesërme.

A frekuentohet psikologu i shkollës duke pasur parasysh këtu edhe qytetin e vogël ku ju jeni, apo aq më shumë edhe fshatrat?
Po, frekuentohet madje shumë. Fëmijët vijnë kryesisht për problemet e moshës. Shkollat ku unë ofroj këtë shërbim janë 9-Psikologu Shërbimi i psikologut në shkolla ishte në fillesat e veta dhe unë u përfshiva në dy prej shkollave të zonës. Të them të drejtën fillimi ishte edhe pak i vështirë duke pasur parasysh edhe kushtet e mia.Shkollat ku unë ofroj këtë shërbim janë 9- vjeçare dhe janë pikërisht nxënësit e klasave të teta dhe të nënta ata që janë edhe frekuentuesit më të shumtë të shërbimit të Psikologut.
Por, ka edhe fëmijë të klasave të tjera të cilët trokasin tek dera jonë. Ajo që dua të theksoj është se këta fëmijë asnjëherë nuk i denoncojnë rastet e dhunës, edhe pse mund të ketë. profesional për” Redaktori”.
 
Sot gjërat janë bërë më të lehta për mua pasi çdo dokument e lexoj me Jaus. Ndërkohë në vitin 2013 vazhdova masterin shkencor po në Universitetin e Tiranës për “Gjuhësi të Sotme”m pasi më pëlqen shumë kritika letrare.
 
Ardian, ju keni përfunduar studimet në psikologji?
Jo, unë studimet i kam përfunduar në vitin 2004 në degën e Gjuhë Letërsisë, por kam kryer një trajnim një vjeçar që realizohet nga Ministria e Arsimit për Psikologji. Ndërkohë që jam duke përfunduar edhe studimet e masterit. Në 2011 fillova përsëri në Tiranë master profesional për” Redaktori”. Sot ngjërat janë bërë më të lehta për mua pasi çdo dokument e lexoj me Jaus. Ndërkohë në vitin 2013 vazhdova masterin shkencor po në Universitetin e Tiranës për “Gjuhësi të Sotme”m pasi më pëlqen shumë kritika letrare.

Sa vjet keni që punoni? Fillimisht të njëjtën ngarkesë pune keni pasur?
Kam filluar të punoj që në vitin2006. Shërbimi i psikologut në shkolla ishte në fi llesat e veta dhe unë u përfshiva në dy prej shkollave të zonës. Të them të drejtën fillimi ishte edhe pak i vështirë duke pasur parasysh edhe kushtet e mia.
 
Më pas, si realizova edhe trajnimin por edhe studimet e ndryshme që kam kryer ma kanë bërë më të lehtë këtë rrugë. Ju jeni ndër të paktët persona të cilët punojnë pavarësisht aftësive të kufizuara që keni.

Ju jeni ndër të paktët persona të cilët punojnë pavarësisht aftësive të kufizuara që keni.A ndiheni i barabartë me kolegët tuaj?
Të them i barabartë është një fjalë e madhe dhe e vështirë për mua. Por mund të them, nuk jam i diskriminuar. Unë sot kam një punë si çdo person tjetër i cili ka studiuar dhe investuar për veten tij.Ndihem i realizuar në këtë pjesë, por kam të tjera problematika të cilat ma vështirësojnë jetën. Nga ana tjetër unë ndihem i realizuar pasi kam një familje të mrekullueshme.Sot jam baba i tre djemve, ku më i madhi është në klasën e shtatë dhe më i vogli 15 muajsh.Mund të them se në jetë mund të duket çdo gjë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Me përkushtim arrin çdo gjë.

Çfarë janë këto vështirësi që hasni?
Po për edukimin tim në vazhdim dhe arritjet profesionale unë duhet të lexoj dhe informohem çdo ditë. Kështu që është e nevojshme të pajisem me një kompjuter me
shkrimin Braille, por ky i fundit kushton shumë. Ndaj nëse për ne do të krijohej një mundësi për kredi të buta apo pa interes, kjo do të na ndihmonte shumë sa i përket edukimit në vazhdim. Jo do të thoni si i realizoj sot? Kam një shok që nuk më ndahet kurrë, ai është diktofoni.Me të regjistroj gjithçka dhe kur më duhen i shkruaj në Braill.

Ardian, a ka një ëndërr që ti e mban të fshehur në sirtar po do ta realizosh?
Ohhhh unë kam shumë ëndrra dhe pasione që dua ti realizoj. E para që e kam edhe me shumë dëshirë ka të bëjë sërish me punën. Dua të punoj në një radio apo të ngre një radio në qytetin tim. Kam punuar për rreth 3 muaj në radio dhe kjo është ndër eksperiencat më të bukura që kam jetuar. Do të doja që sërish ti rikthehesha asaj periudhe, punës në radio. Emisionet me tema sociale të cilat lidhen edhe me profesionin tim do të ishin ideale për mua.

Më thatë që kishit disa pasione të tjera, a mund të na i thuash?
Kënga është një tjetër pasion i imi. Madje mund t’iu them se disa këngë janë edhe në Youtube në emrin tim, të kuptohemi nuk janë këngët e mia, por këngë të ndryshme të njohura të kënduara nga unë. Madje në të gjitha festat që organizohen si nga Shoqata e të Verbërve ashtu edhe festa të tjera mes kolegësh në vendet ku unë punoj, e dinë pasionin tim dhe më krijojnë atë hapësirën ku unë këndoj “live”.Madje po iu them se në vitin 1986 kam konkurruar në Liceun e Tiranës për kanto.

Të dhëna nga studimi për punësimin e PAK
69% e personave të cilët nuk shikojnë janë të papunë
95% e personave të cilët nuk shikojnë nuk zotërojnë asnjë program kopmpjuterik
1/3 e personave që nuk shohin nuk e zotërojnë gjuhën Braille.
2/3 e këtyre personave mund të lexojë e të shkruajë në këtë gjuhë 22.5% e personave që nuk shohin kanë mbaruar shkollat profesionale. 10%

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?