Emanuela Rusta

INTERVISTA/ Emanuela, arbitrja që rrëmbeu e para emocionet e 'Arenës Kombëtare'...rastësia që i ndryshoi jetën

13 Nëntor 2019, 20:16| Përditesimi: 13 Nëntor 2019, 20:45

  • Share

TIRANË- "Çfarë mund të më shkëpuste nga arbitrimi? Hmm...asgjë"! Mjafton kjo fjali për kuptuar se dashuria për arbitrimin, për Emanuela Rustën është më e madhe nga sa mund të përshkruhet me fjalë konkrete.

Ky emër flet shumë në historinë e arbitrimin shqiptar. Rusta është e para vajzë që ka arbitruar një ndeshje futbolli në Superligë, si dhe e para që ka arbitruar ndeshjen inauguruese në "Arenën Kombëtare" mes Vllaznisë dhe Apollonisë.  

Në një intervistë për Shqiptarja.com, vajza nga Elbasani rrëfen emocionet e 10 nëntorit, kur shkeli për herë të parë në barin e një stadiumi gjigant siç është "Arena Kombëtare", mes një numri shumë të madh tifozësh, që në një ndeshje futbolli mes femrash është shumë e rrallë, e vështirë të përsëritet sërish ajo panoramë.

Hyrja e saj në këtë profesion ka ardhur krejt rastësisht, por rastësia ia ka lënë vendi një dashurie të pakushtëzuar për arbitrimin, që sot është bërë pjesë e pandashme e jetës së saj.

*Ah, dhe një detaj i vogël. Parë nga këndvështrimi i një arbitreje, janë meshkujt ato që simulojnë më shumë...kjo tregon mjaftueshëm!

E nisim nga ndeshja më e fundit, ti je futur në historinë e arbitrimit shqiptar, duke u bërë e para femër që arbitroi një ndeshje në stadiumin “Arena Kombëtare”. Çfarë do të thotë për ty?

-Të arbitrosh në një stadium aq madhështor sa ishte realizuar "Arena Kombëtare" është një privilegj dhe vlerësim që më ka bërë FSHF-ja që ka besuar tek unë ndeshjen hapëse në këtë Arenë.

Si ishte si eksperiencë arbitrimi në ndeshjen Vllaznia- Apollonia dhe të kishe aq shumë tifozë në një ndeshje femrash, ku dihet që zakonisht nuk ka?

-Tek femrat shpesh herë mungon tifozeria, nëse do të ishte gjithmonë si tek ndeshja e parë në "Arenën Kombëtare" do të shërbente për t'u zhvilluar më shumë futbolli i femrave dhe të besonin tek aftësitë e femrave rreth njohjes së futbollit njëjtë si tek meshkujt.

Ti ke qenë edhe në stadiume jashtë Shqipërisë, a është “Arena Kombëtare” më i bukuri ku ti ke arbitruar ndonjëherë?

-Pa diskutim është stadiumi më i bukur dhe ka qenë ndeshje që në atë Arenë të fal shumë emocione.

Në një stadium të tillë mendon se për arbitrat ka më shumë presion për vendimmarrjen në fushën e lojës, sidomos për ndeshje të rëndësishme, siç mund të jetë një derbi Tirana- Partizani?

-Derbi në këtë Arenë do të jetë ndeshja më e bukur dhe më e ndjerë dhe me shumë drithërima si për lojtarët edhe arbitrat. Është privilegj që kemi këtë stadium shumë emocional.

Je futur në histori si arbitrja e parë femër, e para që arbitroi në “Arena Kombëtare”,  ke arbitruar ndeshje në Superligë të meshkujve dhe më pas edhe të femrave...  A është ky maksimumi yt? Cilat janë synimet që ke për të ardhmen?

-Jo ky nuk është maksimumi, pasi fakti që dashuroj këtë profesion dua të punojë shumë që ta shohë veten në ndeshje të rëndësishme si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë. Synimet e të ardhmes përfshijnë profesionet që bëj duke ardhur gjithmonë në rritje dhe përkushtim maksimal.  Fakti që çdo gjë në jetën time e kam lidhur me sportin, i konsideroj profesione të mirëfillta, si mësuesia në Edukim dhe Sporte që ushtroj, tek arbitrimi e shoh veten për një kohë shumë të gjatë.

A e konsideron arbitrimin si një profesion të mirëfilltë, që do e vazhdosh shumë gjatë? Çfarë mund të të shkëpuste nga arbitrimi

-Çfarë mund të më shkëpuste nga arbitrimi? Hmm...asgjë. Nëse unë do e zgjedh një moment të caktuar që të heqë dorë nga ky profesion atëherë po! Që do të thotë vetëm vetja ime mund të më shkëpusë nga ky profesion kaq i adhurueshëm për mua.

Si lindi ky pasion?

-Pasion rastësor do e quaj, nisi nga një miku im arbitri më i mirë Enea Jorgji që më këshilloj të bëhesha arbitre.

Si është një ditë e zakonshme e një arbitrjeje femër?

-Dita e një arbitre femër është pak e ngarkuar. Nis me punën, ku unë jap mësim në lëndën e Edukimit Fizik dhe Sporte gjimnazin "Dhaskal Todri", më pas vazhdon me masterin shkencor te 'Shkencat e Lëvizjes" dhe çdo pasdite përfshin aktivitetin fizik në palestër ose në terrene sportive për dy orë çdo ditë.

Është më e lehtë të arbitrosh një ndeshje femrash apo meshkujsh, ku ndihesh më komode?

-Ndeshje të lehta nuk ka në futboll. Si tek ndeshjet e femrave dhe meshkujve ka të veçantat e veta, nuk dua të veçoj asnjërën sepse tek të dyja ndihem shumë komode.

Kush simulon më tepër vajzat apo djemtë?

-Djemtë paksa. (Qesh)

A u rikthehesh ndeshjeve për të parë ndonjë vendim që ke dhënë gabim? Nëse po, çfarë i thua vetes?

-Në çdo ndeshje shikoj, rishikoj momentet që mund të ketë pasur vend për përmirësim në ndeshjen e ardhshme, nga gabimet mëson. Arbitrimi është një profesion që gjithmonë ka gabime. Arbitër i mirë është ai që bën më pak gabime. Nuk është e vështirë nëse beson dhe vlerëson me seriozitet atë që ti mund të bësh, femrat mund të luajnë futboll dhe të arbitrojnë njëlloj si meshkujt.  

Cili është komenti më i bukur dhe më i keqi që ke dëgjuar për veten tënde?

-Komente gjatë ndeshjes ka pafund si pozitive, ashtu edhe negative, por e rëndësishme është që të fokusohesh te profesioni dhe jo te "komentatorët që mund të kuptojnë vetëm disa gjëra nga rregullat e futbollit.

A ndjen xhelozi nga koleget femra, apo meshkujsh?

-Në këtë profesion duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mbështesim koleget në arritje sa më të larta, arbitrat meshkuj na përkrahin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aman: 14/11/2019 09:35

    Super pjeshk qenke, vetem buzet mos i bej. Me shkruaj zmr ;)

    Përgjigju
    • Iris: 14/11/2019 18:25

      po te shkruaj o rrushi po ku ? dergo adrese maili o nr

  • Hasani: 13/11/2019 22:36

    Pac kemben e mbare ishalla nje rezultat pozitiv me Francen. Kur e mumdi Turqia 2 me 0 pse mos te guxojme ta bejme edhe ne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?