Sport

Interi ngec në Napoli dhe Milani afrohet në 9 pikë, Mundet Roma e barazon Real Madrid

19 Prill 2021, 12:02| Përditesimi: 19 Prill 2021, 13:12

  • Share

Në barazim 1-1 ka përfunduar sfida mes Napolit dhe Interit zhvilluar në stadiumin “Maradona” dueli i fundit i javës së 31-të të Serisë A. Zikaltërit pas 11 fitoresh radhazi ngecin në një barazim dhe shohin që Milani i vendit të dytë të afrohet në 9 pikë. Napoli luan më mirë në pjesën e parë dhe realizon kur Handanovic e djallos me De Vrij dhe shënon autogol. Djemtë e Contes do të barazonin në minutën e 55-të me Eriksen që shënon bukur nga jashtë zone. Interi frenon por mbetet sërish me një diferencë komode ndërsa Napoli mbetet jashtë zonës Champions.

Torino fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Romës duke marrë pikë jetike në garën për mbijetesë. Roma e mbylli fraksionin e parë në avantazh falë golit të Mayoral ndërsa Torino përmbysi gjithçka në 45 minutat e dyta. Për vendasit shënuan fillimisht Sanabria e më pas Zaza dhe Rincon. Roma mbetet larg zonës evropiane.

Ndërsa Real Madrid ngeci në një barazim pa gola në derbin e vogël ndaj Getafes. Me një mori mungesash skuadra e Zidane nuk mundi të marrë tri pikët e plota dhe sheh t’i largohet në tre pikë vendit të parë në La Liga që mbahet nga Atletico Madrid./Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?