Antonio Conte

Interi kërkon sot ndaj Shakhtar finalen e Europa League, Conte: S’kemi frikë

17 Gusht 2020, 11:50| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 11:59

  • Share

Sonte në mbrëmje është radha e Interit që kërkon finale e Europa League kundër Shakhtar Donetsk në duelin që luhet në Dyseldorf dhe starton në orën 21:00.

 Pranë skuadrës është bashkuar edhe Presidenti Steven Zhang gjest të cilin trajneri Conte e vlerëson dhe thotë:” Pres një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Interi im nuk e njeh frikën dhe duam finale”. Zikaltërit janë stërvitur mirë dhe lojtarët janë gati për gjysmëfinalen.

Eriksen pritet ta nisë sërish nga stoli dhe në sulm do jetë dyshja Lukaku-Lautaro Martinez. Interi është ekipi i vetëm italian i mbetur në garat europiane dhe do ta mbyllë një sezon të mirë me qershinë mbi tortë ,fitimin e një trofeu./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?