Interi i jep leksion Juventusit dhe 'kap' Milanin/ Bilbao fiton Superkupën e Spanjës, 'skuqet' Messi (VIDEO)

18 Janar 2021, 10:41| Përditesimi: 18 Janar 2021, 11:58

  • Share

Në “San Siro” nuk kishte aspak histori dhe nëse kjo ndodh në derbin e Italisë është lajm. Interi fitoi 2-0 ndaj Juventusit në superndeshjen e javës së 18-të dhe arrin Milanin në vend të parë në kuotën e 40 pikëve. Pas katër vitesh Interi e mposhti më në fund Juventusin dhe Antonio Conte po ashtu për herë të parë fitoi ndaj ish-ekipit të tij. Juventusi mbrëmë ishte thuajse zero duke mos bërë asgjë ndërsa zikaltërit dominuan dhe shënuan nga një gol për çdo pjesë me ishin Vidal dhe më të mirin e ndeshjes Nicolo Barella. Për Interin ishte mbrëmja perfekte ndërsa për Juventusin një 90 minutësh për t’u harruar sa më shpejt. Sonte zbret në fushë Milani kryesues në transfertë ndaj Cagliarit duke pasur shumë mungesa.

Pas Real Madrid radhën e kishte Barcelona. Athletic Bilbao fiton për herë të tretë në histori Superkupën e Spanjës pasi triumfoi 3-2 ndaj Barcelonës pas kohëve shtesë. Dygolëshi i Griezmann në minutat 40-të dhe 77-të nuk mjaftoi pasi baskët barazuan dy herë me De Marcos dhe Villalibre. Në kohën shtesë Bilbao shënoi një gol shumë të bukur me Inaki Ëilliams dhe bëri të sajën Superkupën. Dështim total i Barcelonës dhe i Messit që në limite e humbi durimin dhe goditi me bërryl kundërshtarin duke u ndëshkuar për herë të parë me karton të kuq në ngjyrat blaugrana.

Liverpool ka harruar të fitojë në Premier League. Katër ndeshje pa fitore për skuadrën e Klopp pasi derbi ndaj Manchester United u mbyll pa gola në “Anfield Road” . United mban vendin e parë me 37 pikë.

Vendin e dytë e morri Manchester City që fitoi me goleadë 4-0 ndaj Crystal Palace dhe është vetëm dy pikë larg United. Pep Guardiola feston sot 50 vjetorin por dhuratën e mori që një ditë më parë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?