Interi fiton me përmbysje dhe ngjitet i dyti në Seria A, Real një fitore larg titullit (VIDEO-Golat)

14 Korrik 2020, 10:52| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 12:23

  • Share

Interi ngre kokë. Zikaltërit fillimisht panë fantazma por më pas e përmbysën rezultatin dhe mposhtën 3-1 Torinon në ndeshjen e fundit të javës së 32-të dhe ngjiten në vend të dytë.Miqtë kaluan në avantazh me Belotti-n pas gafës së Handanovic por në pjesën e dytë djemtë e Contes përmbysën gjithçka brenda dy minutave. Fillimisht barazoi Ashley Young pas një pasimi nga Lautaro dhe menjëherë erdhi edhe goli i avantazhit i shënuar nga mbrojtësi Diego Godin që riktheu duelin në rrugën e duhur për vendasit më pas Lautaro Martinez shënoi edhe vet dhe   mbylli llogaritë për tripikëshin final. Conte rikthehet të buzëqeshë ndërsa Torino mbetet në zonën e ftohtë.

Vjen edhe simfonia e 9-të dhe Real Madrid është vetëm një fitore larg titullit kampion në La Liga. Mbrëmë madrilenët mposhtën 2-1 Granadan duke bërë një pjesë të parë shumë të mirë ku realizuan edhe dy herë me Mendy dhe Benzema ndërsa vuajtën në fraksionin e dytë. Machis ngushtoi diferencën por Los Blancos e mbajtën fitoren dhe nëse marrin tri pikë të enjen ndaj Villarreal janë kampion.

Në Premier League Manchester United u befasua në minutën e 97-të nga Southampton dhe mbetet jashtë zonës Champions duke humbur një mundësi të artë. Në “Old Traford” dueli u mbyll 2-2 dhe golat e Rashford dhe Martial nuk mjaftuan/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?