Romelu Lukaku

Interi e mbyll me Onanën! Zikaltërit presion për Lukakun, Chelsea thotë 'po' për 35 milionë euro

14 Korrik 2023, 14:25
  • Share

Andre Onana, Interi dhe Manchester United kanë akord total për kalimin e portierit kamerunas në Premier League. 55 milionë euro plus bonuset e tjera, kjo është shuma e majme që zikaltërit do fusin në llogaritë e klubit pas shitjes së portierit.

Tanimë skuadra e Serie A po mendon për të investuar te Lukaku, me Chelsea që kërkon jo më pak se 50 milionë euro. Nga ana tjetër Interi rriti ofertën deri në 35 milionë plus bonuese, me Blutë e Londrës që nuk e kanë ende një përgjigje.

Ndërkohë që Interi negocion me Chelsea, nuk është harruar porta. Yann Sommer i Bayern Munich shihet si pasardhësi i Onanës, teksa palët kanë nisur bisedimet. Gjithçka lidhet edhe me kthimin e Neuer në formën e duhur pas dëmtimit, me bavarezët që janë të gatshëm të lënë të lirë zviceranin për shumën e duhur.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 14/07/2023 14:50

    AMALA PAZZA I N T E R AMALA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?