VIDEO/ Interi bëhet i frikshëm, likuidon edhe Romën! Chelsea thotë 'mjaft', vjen fitorja e parë pas tetë ndeshjesh

6 Maj 2023, 21:58| Përditesimi: 6 Maj 2023, 22:33

  • Share

Inter ka koleksionuar fitoren e katërt rradhazi dhe atë më të rëndësishme kundër Romës. Zikaltërit në transfertën e kryeqytetit, që vlente për luftën e një vendi në zonën Champions League, ia dolën me rezultatin e pastër 0-2.

Në pjesën e parë Dimarco zhbllokoi shifrat pas një asisti të Dumfries, ndërsa Roma pavarësisht tentativave e pati të vështirë të realizonte. Atë që se bëri skuadra e Mourinho-s e bënë zikaltërit me Lukaku-n, i cili përfitoi nga asisti i Lautaro-s, por më shumë nga gafa e Mancinit në mbrojtje. Me këtë fitore Inter rifutet fuqishëm në garë për vendin e dytë, pasi më herët Lazio u mposht nga Milani.

Golat e Roma 0-2 Inter

‘Djalli’ që gjithashtu lufton për një vend në katërshe fitoi 2-0 kundër të besuarve të Sarri-t. Në ‘san siro’ golat u realizuan nga Bennacer fillimisht dhe më pas Theo Hernandez. Kjo ishte fitorja e parë për Milanin në tre ndeshjet e fundit, ndërsa momentalisht vijojnë të pestët në renditje. Megjithatë gjatë ndeshjes pati një lajm të keq, pasi Leao la fushën i dëmtuar 4 ditë para derbit me Interin në Champions League. Portugezi gjithsesi u përpoq të qetësonte tifozët pasi deklaroi se është shumë mirë dhe shumë shpejt do rikthehet në fushë.

Ndërkohë në Premier League Chelsea ka fituar për herë të parë që kur Lampard është ulur në stol, pasi ka mposhtur 1-3 Bournmouth. Kjo ishte hera e parë që londinezët ia dolën që nga 11 marsi, ndërsa kishin 8 ndeshje pa fitore, 4 prej të cilave humbje rradhazi.

Golat e Bournmouth 1-3 Chelsea

Tre pikët morën edhe Tottenham me Liverpool-in, që fituan respektivisht nga 1-0 me Crystal Palace dhe Brentford, ndërsa Manchester City sa vjen dhe afrohet me titullin. Skuadra e Guardiolës mposhti 2-1 Leeds dhe ka 6 pikë më shumë se Arsenali kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat.

Golat e Man.City 2-1 Leeds

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?