Skënderbeu

Interes nga Ukraina dhe Rusia, tre lojtarët e Skënderbeut në 'lupën' e merkatos

12 Janar, 16:00| Përditesimi: 12 Janar, 16:01

  • Share

KORÇË - Skënderbeu ka bërë mirë këtë edicion në Superligën e futbollit, duke qenë në vendin e gjashtë me 22 pikë, katër më pak se zona e "Final 4" që të jep mundësinë për të luajtur për titullin kampion.

Të ardhur si kampion të Kategorisë së Parë, korçarët kanë filluar të jenë aktivë në merkato. Të bllokuar në hyrje për disa borxhe ndaj ish-sulmuesit Dejvi Bregu, në juglindje kanë ardhur disa oferta.

Klubet ruse dhe ukrainase janë të interesuara për tre nga lojtarët e Skënderbeut. Nnamdi Franklin Ahanonu, Yuri Merlim dhe Mario Rabiu janë në optikën e disa skuadrave, me korçarët që duket se po bëjnë "pazar" për të rritur vlerën e lojtarëve.

Mesfushori nga Lagosi, Mario Rabiu ka luajtur 18 takime këtë sezon duke qenë titullar për Gvozdenovic. Sulmuesi Franklin është aktivizuar në 9 takime dhe ka shënuar katër gola, ndërsa mesfushori Merlim në 18 sfida ka shënuar katër gola.

Mesa duket në Korçë janë duke iu rikthyer viteve të arta, kur klubi bardhekuq shiste emra të rëndësishëm dhe 'mbushte arkat'.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?