Lautaro dhe Thuram

Inter, ylli i dytë vlen 50 milionë euro

10 Prill, 22:18
  • Share

Inter është rrugës për të zyrtarizuar yllin e dytë në fanellë, që do të thotë titullin numër 20-të në Serie A. Veç anës emocionale, zikaltërit pritet të arkëtojnë 50 milionë euro nga fitimi i titullit në Serie A, sipas Gazzetta dello Sport.

Kësti i parë prej 23.4 milionë eurosh do të vijë nga Liga e Serisë A në lidhje me pjesën e të drejtave televizive kushtuar atyre që fitojnë titullin, më pas do t'i mbetet UEFA-s të shkruajë një çek prej 10 milionë eurosh, një çmim i destinuar për atë që fiton Serie A. Deri në këtë pikë të ardhurat janë të garantuara.

Sa i përket marketingut dhe sponsorave, klubi zikaltër duhet të arkëtojë rreth 12 milionë euro, të cilave do t'i shtohet një rritje e pashmangshme e vlerës të markës për sa i përket imazhit për operacionet e ardhshme të partneritetit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?