VIDEO/ Inter trefishon rezultatin kundër Veronës! Çalhanoglu shënon eurogol nga distanca, feston me ‘shqiponjë’ për Kristian Asllanin

3 Maj 2023, 21:57| Përditesimi: 3 Maj 2023, 22:03

  • Share

Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ka shënuar një eurogol nga distanca teksa Interi luan përballë Veronës. Çalhanoglu ka shënuar në minutën 37 dhe ka bërë një festim që i kushtohet shokut të tij të skuadrës Kristian Asllanit i cili ndodhej në stol për këtë ndeshje. Menjëherë pasi shënoi nga një distancë e largët me portën, mesfushori ka bërë shqiponjën me duar duke u drejtuar nga Asllani.

Vetëm një minutë më vonë ka qenë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ai i cili ka shënuar gol në minutën 38-të duke vulosur fitoren e zikaltërve të cilët luftojnë me Romën për vendin e katërt që do u sigurojë kualifikimin në Champions League vitin e ardhshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?