San Siro i mbushur me tifozë të Interit

Inter thyen rekordin e Milanit, rekord të ardhurash për gjysmëfinalen e kthimit! Milano të martën kryeqendra e botës së futbollit

15 Maj 2023, 15:02| Përditesimi: 15 Maj 2023, 15:04

  • Share

Inter-Milan të martën për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League do jetë ndeshja me të ardhurat më të mëdha në Itali që vijnë nga biletat e shitura. ‘Corriere dello Sport’ raporton se zikaltërit do ta përmirësojnë rekordin e ndeshjes së një javë më parë me 2 milionë euro.

Në gjysmëfinalen Milan-Inter, ‘djalli’ arkëtoi mbi 10 milionë euro, ndërsa ndeshja e kthimit do të shkojë mbi 12 milionë euro. Jo vetëm kaq, por për sfidën e së martës, që përcakton finalisten e parë të këtij sezoni në Champions League, do jenë 50 ‘broadcaster’ që transmetojnë ndeshjen nga e gjithë bota.

Gjysmëfinalja e parë Milan-Inter përfundoi 0-2 në favor të zikaltërve, por për ndeshjen e ktthimit ‘djalli’ i Stefano Piolit ka shpresa të mëdha se mund ta përmbysë dhe të shkojë në finalen e Stambollit.

Vlen të theksohet se stadiumi ‘San Siro’ ka një kapacitet prej 75508 spektatorësh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?