Inter shkon në gjysmëfinalen e Europa League

11 Gusht 2020, 09:11| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 09:13

  • Share

Zikaltrit e Antonio Contes janë ekipi i parë që shkon në gjysmëfinalet e Europa League. Ata fituan 2-1 ndaj Bayer Leverkusen në Merkur Spiel-Arena të Duisburgut.

Në këtë sfidë kanë shënuar Barella në minutën e 15, Lukaku në të 21 dhe për Leverkuesen shënoi Havertz në minutën e 24.

Ndërsa për sfidën mes Manchester United dhe Copenhagen nuk mjaftoi koha e rregull për të shënuar. Ndeshja shkoi me shtesa dhe në minutën e 94 ishte penalltia e Bruno Fernandes që kaloi në avantazh djajtë e kuq.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?