Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj

Inter shet Manajn për 1 mln euro, Granada heziton 

11 Prill 2018, 17:34| Përditesimi: 11 Prill 2018, 17:40

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, duket gjithnjë e më larg Interit. Klubi zikaltër e ka nxjerrë në shitje, madje duke vendosur edhe çmimin e kartonit prej 1 milionë eurosh. Klubi i Granadës ka të drejtë ekskluzive ta blejë talentin shqiptar, por për momentin po heziton dhe kjo lidhet me ngjitjen apo jo në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

E ardhmja e Rey Manajt do të vendoset në dy muajt e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar ka vetëm disa javë kohë për të treguar vlerat e tij në radhët e skuadrës së Granadës dhe për të siguruar qëndrimin te ky klub, duke pasur parasysh se te Inter nuk ka hapësira në një të ardhme të afërt.

E përditshmja italiane “Gazzeta Dello Sport” shkruan se klubi zikaltër shpreson te shitja e Manajt te spanjollët, për të siguruar të ardhura. Interi ka 40 lojtarë të cilët vlerësohen në shitje, mes të cilëve është edhe Manaj, që në dy ndeshjet e fundit me ekipin Shpresa të Shqipërisë realizoi 3 gola.

Për të, Interi ka një akord paraprak me Granadën, për të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit në fund të sezonit. Por shifra prej 1 milion eurosh që kërkojnë zikaltrit për Manajt duket relativisht e lartë për momentin dhe Granada nuk ka kthyer ende përgjigje, edhe pse sulmuesi ka filluar të aktivizohet më rregullisht në ndeshjet e fundit, ndërsa nga ana tjetër, Panucci mund ta rikthejë në ekipin e parë kombëtar. Në strategjinë e klubit do të ndikojë shumë fakti nëse Granada do të sigurojë apo jo ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm, pasi ashtu do të siguronte të ardhura për të investuar në merkato e për të siguruar firmat e disa lojtarëve që ka aktualisht si të huazuar.


 

Komento

Komente

  • Lavdosh: 11/04/2018 18:04

    Nje yll qe nuk u ngrit dot ne lartesine e duhur. Ndjek rradhen e shume te tjereve, qe nuk punojne si duhet dhe u ngrihet mendja shume shpejt. 1 ml$ vlera e kartonit! Me kete cmim me siguri klubet Shqiptare do bejne oferta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?