Inter duke festuar fitoren

Inter s’fal dhe Lautaro i frikshëm, në ndeshjen e parë të sezonit të ri bindin edhe blerjet e merkatos (VIDEO)

20 Gusht 2023, 09:00| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 10:13

  • Share

Sezon i ri avaz i vjetër për Lautaro Martinez. ‘Ylli’ i Interit ka shënuar të dy golat në ndeshjen e parë të Seria A për zikaltërit, që u fitua 2-0 në ‘Meazza’ nga zikaltërit kundër Monza-s.

‘Demit’ iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të gjetur rrjetën e parë të sezonit pas asisit të Dumfires, ndërsa për të dyfishuar dhe vulosur shifrat përfundimtare të lojës mendoi në minutën e 76 pas asisit të Arnautovic. Në këtë ndeshje të parë për Interin shkëlqyen blerjet e verës si Fratessi, Augusto, Cuadrado dhe Thuram pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

 


Lajmi kryesor:

‘Vrasës’ para portës, ‘yjet’ e Napolit dhe Interit shkëlqejnë në debutim! Skuadrat marrin 3 pikët e para të sezonit (VIDEO)


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?