Gjatë sfidës Bolonja-Inter

VIDEO/ Inter rrezikon vendin e dytë në Seria A, zikaltrit ‘rrëzohen’ në Bolonja

26 Shkurt 2023, 14:45| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 15:41

  • Share

Një tjetër ndeshje me eliminim direkt me nokaut për Interin. Zikaltrit humbasin ndeshjen e shtatë nga 24 dhe e humb kundër Bologna-s së Thiago Motta-s, i nisur drejt ëndrrës së një kupave të Evropës.

Inter jo vetëm që nuk është për titull në Serie A, por rrezikon të arrihet edhe nga Roma dhe Milan në vendin e dytë. Zikaltrit humbën 1-0 në transfertë me Bologna-n, një rival që po kthehet në “mace e zezë” në sezonet e fundit.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste për shënim, ku vendasve iu anulua një gol nga VAR, e dyta pati më shumë ritëm. Por kur pritej që miqtë të shënonin, ndodh e kundërta.

Orsolini në minutën e 76-të shënon për vendasit dhe gëzon tifozët. Inter del pa pikë edhe nga një ndeshje tjetër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?