Inter në hetim nga prokuroria, reagon klubi: Kemi vendosur në dispozicion çdo dokument! Milan rezulton i pastër

22 Dhjetor 2021, 11:30| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 12:42

  • Share

Inter është skuadra e radhës në Itali që prokuroria i ka nisur një hetim mbi temën tashmë të famshme të plusvalencave. “Guardia Di Finanza” ka zbarkuar në zyrat e klubit zikaltër ku ka sekuestruar një mori dokuementash që kanë të bëjnë me transferimet e kryera në merkato në sezonet 2017-2018 dhe 2018-2019.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur që me datë 9 shtator, ndërsa ndër emrat e përmendur është edhe ai i Radia Naingolan, i transferuar nga Roma te Inter. Në skenë ka dalë edhe klubi tjetër i Milanos, Milani, por më pas nga verifikimet ka rezultuar krejtësisht i pastër.

Pas lajmit të bërë publik në media ka reaguar klubi i Interit ku thotë se është i hapur ndaj çdo lloj hetimi, ndërsa shton se ‘asnjë lojtar i federuar që është aktualisht pjesë e skuadrës nuk është më hetim’. Çështja e plusvalencave fiktike ka nisur muaj më parë kur fillimisht u përmend Juventusi dhe më pas edhe skuadra të tjera si Napoli apo Genoa.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?