Kryeministri Edi Rama

Politikë

Inter kampion, Rama uron rivalët: Ky s'ishte viti i Juves, po i PS, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull

3 Maj 2021, 07:27| Përditesimi: 3 Maj 2021, 07:42

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndonëse nuk është me skuadrën e Interin, nuk e ka kursyer një urim për të gjithë ata tifozë të cilët i janë gëzuar fitores së titullit kampion pas 11 vitesh, por nuk ka harruar që të bëjë një paralelizëm edhe me politikën.

Fitore e merituar, e ka cilësuar Rama, teksa si një tifoz i Juventusit që është, tha se ky vit nuk ishte i "Zonjës së Vjetër", por i zikaltërve dhe padyshim PS, që mori mandatin e tretë në këto zgjedhje. “Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë”, e mbyll kreu i qeverisë shkrimin e tij.

“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit

Gëzojeni miq, ky s'ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull

*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë”, shkruan Rama.

Inter u shpall dje matematikisht kampion në Seria A katër javë para fundit të kampionatit. Konfirmimi erdhi pas barazimit 1-1 të Atalanta-s kundër Sassuolo-s. Ky titull për Interin e drejtuar nga Conte vjen pas 11 vitesh, hera e fundit në 2010 kur zikaltërit ishin nën menaxhimin e Jose Mourinho-s.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?