Foto nga ndeshja

Inter 'harron' Lazion, mposht 3-1 Cremonesen (VIDEO-GOLA)

30 Gusht 2022, 22:33| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 07:41

  • Share

Pas zhgënjimit në ndeshjen e fundit ndaj Lazios, Inter ka rifituar fuqitë për përballjen me Cremonese në ‘San Siro’ pasi janë shënuar tre gola nga zikaltërit. Në fund, miqtë arritën të gjenin golin e nderit në minutën e '90 me autor nga David Okereke.

Trajneri Simone Inzagika solli disa ndryshime në formacion si Di Marko në mbrojtje në vendin e Bastonit si dhe dyshja e sulmit që u përbë nga Edin Džeko dhe Joaquin Correa. Ky i fundit shënoi golin e parë për Interin në minutën 11. Pjesa e parë u mbyll me dy gola pasi të dytin e shënoi Nicolò Barella në minutën 37.

Edhe në pjesën e dytë, zikaltërit ishin në formë dhe nuk u dorëzuan me rezultatin 2-0 pasi Lautaro Martinez shënoi gol në minutën 76. Kujtojmë se Lazio e mposhti Interin me rezultatin 3-1 në ndeshjen që u luajt të premten (26 gusht).

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?