Inter favorit, Inzaghi në histori dhe Napoli me shumë mungesa! Sonte finalja e Superkupës së Italisë

22 Janar, 11:04| Përditesimi: 22 Janar, 16:25

  • Share

Futbolli italian, në tokë arabe, dorëzon sonte duke nisur nga ora 20:00 trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës. Interi dhe Napoli përballen në një finale prestigji që në rast barazimi për 90 minuta shkon direkt te 11-metërshat dhe jo në shtesë.

Zikaltërit e Inzaghit shihen si favorit për faktin se kanë 20 pikë më shumë në kampionat sesa Napoli, ndërsa në ndeshjen direkte Interi fitoi 0-3. Për Inzaghin kjo është edhe një mundësi për të shkuar historinë, pasi nëse Interi ia del bëhet trajneri i parë me 5 trofe Superkupe, duke parakaluar emra të mëdhenj si Lippi dhe Capello. Për vetë zikaltërit, nëse fitojnë, ky do jetë trofeu i tretë radhazi i Superkupës.

Interi për finalen, përveç Cuadrados ka në pikëpyetje vetëm Bastonin, ndërsa te Napoli vijojnë të mungojnë Meret, Natan, Olivera, Anguissa, Osimhen dhe nënshkrimin e ri Traorè. Para ndeshjes trajneri Mazari ka thënë se dëshiron shumë ta shtojë këtë trofe në palmaresin e tij, pasi më herët ka humbur një finale.

Për ndeshjen në stadiumin e Al Nassr janë shitur tashmë të 25 mijë biletat në dispozicion, ndërsa prezent do jenë edhe shumë kampion italian si Vieri, Del Piero, Zambrota, canavaro, Materazzi dhe vetë trajneri i kombëtares Spaletti. Në finalen e Superkupës Napoli vjen si kampion i Seria A, ndërsa Interi si fitues i Kupës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?