Intensifikohen sulmet ruse në Severodonjeck teksa tre liderët evropianë vizitojnë Kievin

16 Qershor 2022, 10:00| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 10:01

  • Share

Ushtria ruse ka intensifikuar sulmet në Severodonjeck, në përpjekje e për të marrë kontrollin e qyteti kyç në rajonin lindor të Donbasit.

Ndërkohë që sulmet ruse janë intensifikuar, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny tha se Rusia ka koncentruar forcat kryesore në rajonin Luhansk dhe po tenton të sulmojë vazhdimisht nga 9 drejtime.

“Vazhdon lufta e ashpër për rajonin Luhansk. Rusët janë duke sulmuar nga ajri, me granata dhe artileri”, tha Zaluzhny në një mesazh online.

Marrja e Severodonjeckut, qytetit më të madh në Luhansk  do t’i mundësonte Moskës që të avanconte në Sllovjansk dhe Kramatorsk, rajone më afër perëndimit të Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 16 qershor se ndonëse situata vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë për mbrojtësit e Severodonjeckut, Ukraina duket se ka arritur të largojë një pjesë të madhe të forcave luftarake që kanë qenë në këtë qytet.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?