Inteligjenca ruse: Ukraina po trajnon militantë islamikë! Pentagoni: Nëse një aleat do të sulmohej, do të veprojmë

27 Mars, 15:49| Përditesimi: 27 Mars, 15:51

  • Share

1711551063_rusi.JPG

Kreu i shërbimit të brendshëm të inteligjencës ruse Alexander Bortnikov ka akuzuar Ukrainën për trajnimin e militantëve islamikë në Lindjen e Mesme. Sipas Bortnikov, kjo dëshmohet nga numri i madh i të huajve që luftojnë me forcat e Kievit.

 “Ata janë nacionalistë, mercenarë, islamikë që vendi i sjell për të luftuar kundër Rusisë”, shtoi ai, pa iu referuar drejtpërdrejt 4 të arrestuarve për sulmin në Moskë, por nënvizoi se përfaqësuesit ukrainas vizituan bazat terroriste në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë parlamenti rus ka bërë thirrje për një hetim mbi financimin, organizimin dhe kryerjen e akteve terroriste në Rusi nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. 

Sipas mediave ndërkombëtare, numri i të vdekurve nga sulmi i Moskës është rritur në 140, pas vdekjes në spital të një prej tre të plagosurve rëndë. Ndërkaq, ende janë 360 të plagosur mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Pas akuzave se Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar me Ukrainën për sulmin e Moskës, Uashingtoni thotë se është i gatshëm të mbrojë vendet e NATO-s.

“Nëse një aleat do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s", tha një zyrtare e Pentagonit. Ndërkohë, NATO po e konsideron edhe rrëzimin e raketave ruse nëse ato i afrohen kufirit.

Kreu i inteligjencës ukrainase, ka bërë me dije se ka nisur një fushatë të gjerë për eliminimin e qytetarëve ukrainas që bashkëpunojnë me Rusinë. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pentagoni: SHBA është gati të mbrojë territorin e NATO-s! Biden: Putini është kasap


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?