Inteligjenca italiane: Terroristi nga Brukseli mbërriti nga Tunizia në Evropë përmes Lampedusës 12 vite më parë

18 Tetor 2023, 08:59| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 09:02

  • Share

Abdesalem Lassoued, nga Tunizia, i cili dyshohet se vrau dy tifozë suedezë në Bruksel të hënën, erdhi në ishullin italian të Lampedusa në vitin 2011, thuhet sipas një burimi të qeverisë italiane. Thuhet se i dyshuari ka kaluar një kohë të gjatë në Itali dhe më pas ka shkuar në Suedi, ku besohet se është dëbuar nga atje, raporton Reuters.

Pas kësaj, ai u kthye në Itali, ku policia e Bolonjës e identifikoi si radikal në vitin 2016, për këtë arsye u ndoq nga shërbimet e inteligjencës derisa u transferua në Belgjikë. Ishulli i vogël mesdhetar Lampedusa, i vendosur midis Tunizisë dhe Siçilisë, është vendi i fluksit më të madh të emigrantëve në Itali, raporton euronews.rs.

Një 45-vjeçar në Belgjikë ka kryer një sulm terrorist dy ditë më parë në një qendër tregtare në Bruksel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë. Autori mori përgjegjësinë e sulmit dhe tha se e ka kryer në emër të ISIS. Prokurorët po e hetojnë ngjarjen si terrorizëm. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka dënuar vrasjen e dy personave të pafajshëm. Policia ka arritur të identifikoj agresorin i cili është asgjesuar nga policia. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?