Foto ilustruese

Inteligjenca Artificiale zgjedh formacionin më të mirë në historinë e futbollit

11 Prill 2023, 16:13| Përditesimi: 11 Prill 2023, 16:14

  • Share

Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur edhe në fushën e futbollit. Pas Chat GPT, tanimë është "Open AI" që ka publikuar edhe formacionin më të mirë në historinë e futbollit, me fansat që ndahen për emrat në fushë.

Me skemën 4-3-3, në portë është portieri i Parmës, 45-vjeçari Gianluigi Buffon. Linja e mbrojtjes me katër përbëhet nga Cafu, Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Paolo Maldini.

Mesi i fushës i përket treshes Johan Cruyff, Zinedine Zidane dhe Diego Armando Maradona. Sulmi i takon Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që mbështesin 'mbretin' e futbollit, Pele.

Megjithë këtë përgjigje nga Inteligjenca Artificiale, tifozët janë të zhgënjyer për emrin e Ronaldo "Fenomenit" që mungon.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?