Inteligjenca artificiale është një term që e dëgjojmë gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Thuhet se shumë profesione do të zhduken, disa të tjerë do të jenë të padobishem e miliona vende pune në mbarë botën do të zevendesohen nga teknologjia. Përse i trembet e ardhmja Inteligjences Artificiale?
Kompani të ndryshmë në botë, të përballur me dyshime për stabilitetin e vendeve të punës me ardhjen e inteligjencës artificiale, kane bërë analiza për të ardhmen e vendeve të punës dhe ndryshimet që do të sjellë kjo lloj teknologjie.
Analizat arrijnë në përfundimin se inteligjenca artificiale do të ndikojë në 80% të vendeve të punës në të ardhmen e afërt.
Nga kjo, 10% do të thotë zëvendësim i punës në tërësi, ndërsa 19% do të kryejnë gjysmën e detyrave.
Një tjetër nga përfundimet sugjeron se punët që do të vënë re më shumë praninë e sistemeve të AI janë ato me “të ardhura më të larta”.
Mbrëmjen e kaluar në “Esencë” u fol pikërisht për profesionet e se ardhmes. Pedagogu Erion Muça tregojë se vetë tregu i punës ka pësuar ndryshime të mëdha që pas pandemisë ku siç dihet me dhjetra profesione u pershtatën duke u kthyer online.
Sipas Agi Haxhiymeri duhet të jemi të pergatitur te transformojmë profesionet tona sipas asaj që koha na imponon.
A.M.//ReportTv.al“Secili profesion që parashikoni në të ardhmen duhet të mendoni sipermarrjen, sepse shumë profesione do të largohen dhe duhet të parashikojmë të jemi të mbrojtur”- u shpreh ai.
“Në një 50 vjeçar shumë shërbime do të kryhen me chip-a të cilat janë duke u testuar. Chip-at do të ndahen në degë të caktuara ku psh mjekët do të mund të diagnostikojnë sëmundjet me shpejt ose njerëzit do të arrijnë të komunikojnë me njëri-tjetrin pa zë”, tha Haxhiymeri.