Foto ilustruese

Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë se cilat gra do preken nga kanceri i gjirit

21 Mars, 08:14| Përditesimi: 21 Mars, 08:16

  • Share

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të kancerit të gjirit përmes rezultateve të mamografisë. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në revistën "Radiology" dhe i kryer nga Universiteti Duke në Durham (Shtetet e Bashkuara) në të cilin është zhvilluar dhe testuar një mjet parashikues i bazuar në AI i quajtur "AsymMirai".

Mamografia për shumë gra është është mënyra më e mirë për të zbuluar kancerin e gjirit herët, pra në një fazë të sëmundjes kur trajtimi është më efektiv. Të bësh mamografi të rregullta mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Megjithatë, nuk parashikohet me saktësi se cilat gra janë të rrezikuara të prek nga kanceri i gjirit.

Metoda e re

"Ne kemi zhvilluar një metodë të AI që na lejon të parashikojmë kancerin e gjirit nga mamografia një deri në pesë vjet përpara," shpjegon koordinatori i kërkimit Jon Donnelly.

Ekspertët vëzhguan 210,067 mamografi për kancerin e gjirit nga 81,824 pacientë, për përiudhën kohore janar 2013 deri në dhjetor 2020 duke përdorur disa modele duke përfshirë "AsymMirai".

"Mjeti mund të jetë një plotësues i dobishëm për radiologët. Ai mund të ndihmojë radiologët në diagnostikimin dhe parashikimin e rrezikut të kancerit të gjirit. Ne mund, me saktësi befasuese, të parashikojmë nëse një grua do të preket nga kanceri në vitet e ardhshme. 1-5 vjet bazuar vetëm në dallimet e lokalizuara midis indit të gjirit të majtë dhe të djathtë,” thekson Donnelly.

 "Kjo mund të ketë një ndikim publik; në një të ardhme jo shumë të largët, mund të ndikojë se sa shpesh gratë bëjnë mamografi," përfundon ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?