Foto ilustruese

Inteligjenca Artificiale e rrezikshme, firmosin 28 shtete! Deklaratës kundër “AI” i bashkohen SHBA, BE, Kina e Britania

1 Nëntor 2023, 18:22| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 18:24

  • Share

The Guardian raporton se 28 qeveri  nënshkruan deklaratën në ditën e parë të samitit të sigurisë së Inteligjencës Artificiale, i cili gjithsesi nuk dha dakordësi për krijimin e një qendre testimi ndërkombëtare në Britani për këtë çështje.

“Ekziston potenciali për dëme serioze, madje katastrofike, të qëllimshme apo të paqëllimshme, që rrjedhin nga aftësitë e këtyre modeleve”- theksohet në deklaratë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak, e përshëndeti këtë qëndrim si një arritje historike. Këtë javë SHBA lëshoi një urdhër që u kërkon kompanive të AI të ndajnë me qeverinë rezultatet e testeve të sigurisë para se të publikojnë produktet e tyre. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?