Elisa Spiropali dhe Silvio Gonzato

Integrimi/ Spiropali pret ambasadorin e BE në Tiranë: Shqipëria përmbylli me sukses procesin ‘screening’

12 Janar, 22:30| Përditesimi: 12 Janar, 22:33

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Shqipëria përmbylli me sukses procesin ‘screening’, duke dëshmuar se ka të gjitha kapacitetet për anëtarësim të plotë në familjen tonë natyrale politike, Bashkimin Evropian”, theksoi Spiropali në një reagim në rrjetet sociale.

“Integrimi është kryeçështje e agjendës sonë qeverisëse dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve dhe përmbushjen e detyrave deri në anëtarësimin e plotë në BE”, u shpreh ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?