Oliver Varhelyi dhe Jorida Tabaku

Integrimi në BE, Varhelyi takohet me Tabakun: Kemi nevojë për një parlament që funksionon mirë! Dialogu politik të forcohet, opozita ka rol kyç

15 Nëntor 2023, 21:59| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 22:14

  • Share

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është takuar me deputeten Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për Çështjet Evropiane, ku në fokus të diskutimit ka qenë progres raporti i KE-së për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi, kërkon që dialogu politik konstruktiv, duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.

‘Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.’- shkruan Tabaku.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?