Integrimi në BE dhe rindërtimi, Rama sot në Bruksel, takon përfaqësuesit e lartë të BE-së! Shoqërohet nga Xhaçka, Mazi e Balla

1 Mars 2021, 07:42| Përditesimi: 1 Mars 2021, 13:43

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedimeve janë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për fondet e rindërtimit.

 Rama shoqërohet në këtë takim nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi.

 Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka qenë shumë kritik ndaj BE-së sa i përket shpërndarjes së vaksinave, duke e cilësuar si egoiste.

Gjithashtu, ndalur te vaksina, Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE-së duke thënë se do na dhuronte një sasi me doza, por pa e specifikuar nëse bëhet fjalë. Mbetet për t'u parë nëse ku vend zemër gjerë do të jetë Brukseli, apo Italia, shtet në të cilin Rama do të shkojë më 5 dhe 6 mars me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.

Ora 13:00
Rama në Bruksel, takon Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi! Shoqërohet nga Mazi, Xhaçka dhe Balla (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bruksel për këshillin e 11 të Stabilizim Asociimit.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë në rrjete sociale foto nga Brukseli, ku vihet re se Rama ka takuar Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim Rama shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi.

Ora 12:50
Bashkë me Ramën në Bruksel për Integrimin në BE, Balla shprehet optimist: Lajme shumë të mira sot!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, deklaroi nga Brukseli se ka lajme shumë të mira në lidhje me Integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.”, shkruan Balla.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?