‘Integrimi’, Gogu: Drejtësia europiane po fillon të ndihet në sallat e gjyqeve dhe në përditshmërinë e qytetarëve

11 Prill, 11:35| Përditesimi: 11 Prill, 14:23

  • Share

 

Nënkryetari i Këshillit të Integrimit, deputeti i PS-së, Toni Gogu deklaroi sot se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe se marrëveshja e arritur midis Presidencës së Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian për Planin e Rritjes është dëshmia më e madhe e këtij progresi.

“Ku ka dëshmi më të madhe se marrëveshja e arritur midis Presidencës së Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian për Planin e Rritjes, si shtegu i vetëm, jo vetëm i integrimit rajonal në një treg të vetëm, por edhe udhërrëfyes drejt aksesit të zgjeruar të BE-së. Tashmë ka një plan konkret me data, burime financiare e njerëzore, ku padyshim është përgjigje e përpjekjeve konkrete të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të cilat ne jemi mirënjohës dhe krenarë“, tha Gogu në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Sipas Gogut, progresi në Reformën gjithëpërfshirëse të Drejtësisë në Shqipëri është i pakthyeshëm.

“Drejtësia europiane natyrisht që po fillon të ndihet jo vetëm në sallat e gjyqeve por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar. Jemi të padurueshëm që ta shohim të jetë një realitet edhe më i prekshëm, edhe më shpresëdhënës, por është i pamohueshëm progresi që Shqipëria ka bërë në shëmbëllimin e drejtësisë europiane në mesin tonë“, vuri në dukje Gogu.

Ai u ndal dhe në angazhimin proaktiv të Shqipërisë dhe nismat e bashkëpunimit europian, ku theksoi rolin e padiskutueshëm të Shqipërisë në procesin e Berlinit.

Sipas tij, njehsimi i politikës sonë të jashtme asaj të sigurisë me Bashkimin Europian janë dëshmia më e mirë e konfirmimit të Shqipërisë si partner i besueshëm drejt integrimit rajonal në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër Gogu tha se opozita nuk mund të kërkojë në Parlament ngritjen e komisioneve hetimore që pengojnë drejtësinë.


Lajmi kryesor:

‘Integrimi’, Tabaku: Duhet diskutim kombëtar dhe reforma! Gogu: Progresi i padiskutueshëm me drejtësinë europiane


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?