"Integrimi", Balla-Panaritit: JO
patriotizëm me cilesinë e miellit!

3 Nëntor 2014, 14:13| Përditesimi:

TIRANE - Me tone të forta, nënkryetari i komisionit të integrimit Taulant Balla, i ka kërkuar Ministrit të Bujqësisë Panariti, që me cilësinë e miellit dhe bukës Shqiptare të mos bëhet patriotizëm. Socialisti është shprehur se është e pakuptimtë që të importohet miell I një cilësie të dobët që vjen nga Kosova, duke i bërë thirrje Panaritit që të sjellë sa më shpejt në Kuvend, ligjin për cilësinë ushqimore. Nga ana tij Panariti siguroi deputetët se ka nisur puna për ngritjen e bordit kombëtar të ushqimit.

“Të bësh patriotizëm me bukën nuk shkon, të njëjtat rregulla i vendosim dhe në Kosovë që mielli që hyn në Shqipëri të jetë mielli i standarteve europiane. Të hyjë mielli nga një vend tjetër në Kosovë dhe pastaj nga Kosova në Shqipëri të na thonë që ky është miell kosovar ky nuk është standart i pranueshëm.” tha Balla 

“Autoriteti kombëtar i ushqimit në strukturën e tij drejtuese tashmë është kompletuar me komitetet panele shkencore të cilët janë funksionale, dhe njëkohësisht ne jemi duke krijuar institucionalisht dhe bordin kombëtar të ushqimit.” tha Panariti

panariti

Deputeti socialist Namik Dokle, është shprehur se pavarësisht se Shqipëria i afrohet me legjislacioni BE-së, problematika mbetet zbatimi tyre, ndërsa Arta Dade u shpreh se bujqësia shqiptare është akoma larg tregut të jashtëm.

“Ndërkohë ka dhënë një fond prej 71 milion eurosh që të thotë zotëri këto janë problemet urdhëro edhe paratë dhe veproni e zgjidhni problemet që ka bujqësia në Shqipëri. Ose ligji nuk është në rregull ose kontrolli i ligjit nuk është në rregull. Janë veprime kriminale ato që kanë të bëjnë me papastërtitë e ushqimeve që hanë shqiptarët, janë më kriminale sesa vjedhja e energjisë sepse na vjedhin shëndetin.” tha Dokle

dokle

“Prandaj ne po fusim sistemin që quhet Prompt Report, raportimi i menjëhershëm , mundësisht online që diku në celular të ministrit apo autoriteti kombëtar të ushqimit të vijë njoftimi. Kjo është sfida jonë që praktikisht në kohë të menjëhershme ne të reagojmë.” tha Panarti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?