Drejtorja e re e IKTK-se, ark. Klesta Qirici

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore me drejtor të ri, ikën Kllafani në detyrë prej 5 muash, në krye arkitektja Klesta Qirici

6 Mars 2023, 19:41| Përditesimi: 6 Mars 2023, 19:54

  • Share

Drejtorja e re e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, është arkitektja Klesta Qirici. Specialisti Eugen Kallfani (që më heret ishte në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat), i përzgjedhur në këtë post prej nëntorit të vitit që lamë pas, siç bëjnë me dije burime nga Ministria e Kulturës, prej së cilës varet ky institucion, është larguar për motive personale.  Qirici, prej afro 3 vitesh ka qenë në pozcionin e këshilltares të Ministres për programin EU4CULTURE. Lajmin e ndrrimit të kreut të IKTK -së e ka bërë me dije vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një postimi në rrjetet sociale. 

"Punë të mbarë drejtores së re të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ark. Klesta Qirici! E bindur se Klesta do të vijojë të çojë përpara projektet madhore që kemi nisur së bashku në fushën e trashëgimisë, ruajtjes dhe promovimit!", shkruan Margariti.

Kush është Klesta Qirici? 

Referuar informacioneve të faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës, ark. Klesta Qirici, mban pozicionin e këshilltarit pranë kabinetit të Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, prej tetorit të vitit 2020.

Studimet e larta i ka kryer pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (2004-2010). Aktualisht është duke kryer studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë Filologjisë, Dega Trashëgimia Kulturore. Është specializuar në projektim ndërtesash Spitalore, Perugia, Itali në vitin 2013.

Ndërkaq prej vitit 2010 ka punuar si arkitekte duke mbuluar pozicionin e Menaxher Projekti dhe Koordinatore në zhvillimin e projekteve të karakterit Masterplane Urbanistike, Rindërtim të Ndërtesave Kulturore me rëndësi kombëtare, Projektim i ndërtesave Spitalore, Restaurim të Monumenteve të Kulturës, Masterplan të Parqeve arkeologjike, në bashkëpunim me studio prestigjoze arkitektonike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare në fushën e arkitekturës,  ku fal punës në grup është nominuar për “European Union Prize for Contemporary Architecture Mies Van Der Rohe” Aëard 2019.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?