Instituti i Krimeve të Komunizmit, promovohet kolana studimore! Te Muzeu performanca ‘Musine, njësoj si ne’! Në Shtëpinë e Evropës dokumentari ‘Ngjyra në errësirë’! 

22 Shkurt, 12:20| Përditesimi: 22 Shkurt, 12:25

  • Share

Me rastin e Ditëve të Kujtesës Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizon sot prej orës 9.30 pranë 15-katëshit promovimin e kolanës studimore të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.

Në orën 16.30 do të mbahet në Muzeun Historik performanca artistike “Musine, njësoj si ne” nga Erenestina Halili dhe Klubi i Dramës së Studentëve.

Shfaqet sot në orën 16.00 pranë Shtëpisë së Evropës dokumentari “Ngjyra në errësirë” me skenar të Blerina Gjokës dhe regji të Elton Baxhakut. 

Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban nga sot në orën 10.30 deri në 25 shkurt shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me autore Valentina Mytevelin dhe regji e koreografi të Semela Skënderasit.

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit rikthehet sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në ArTurbina.

Shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar komedia “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës.

Çelet sot në orën 18.00 në Galerinë Zeta në Tiranë ekspozita “Dispozicionalizmi i një objekti” nga Theo Napoloni.

Vijon e hapur deri në 27 shkurt në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Gjilpëra” e artistes Artemisa Çullhaj dhe e kuruar nga Najada Hamza.

Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

10.Qëndron e hapur deri të shtunën në galerinë “NAAN” në Tiranë ekspozita ekspozita personale e Leonard Qylafit "Përtej rrethit të konfuzionit", me punime që artisti ka realizuar përgjatë dekadës së fundit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?