Instituti i Arkeologjisë do të 
eksplorojë qytetin e Amantias

29 Prill 2013, 15:56| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Instituti I Arkeologjisë ka prezantuar sot, projektet që do të zbatohen gjatë këtij viti. Drejtori i Institutit, Luan Përzhita, në një takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Visa Zhiti, tha se "për vitin 2013 janë planifikuar të realizohen ekspeditat në vazhdim me kërkime për paleolitin dhe mezolitin
 në zonën e Butrintit, Rrëza e Kanalit, Blaz-Këputje-Nezir,  në fshatin Kodër të Tepelenës  dhe Sërvej në Luginën e Langaricës të Vjosën e Sipërme;  kërkime për neolitin e hershëm në Shqipëri, gërmim në Vashtëmi; kërkime në anën jugore të "liqenit të Maliqit.

Ekspedita do vazhdojë punën në Apoloni, në Foinikë, në Forumin romak të Butrinit, në Antigone, në Dimal, në Orikum, në Shkodër.

Lidhur me hartën arkeologjike nënujore të bregdetit shiptar, do të kryhet jo vetëm skanimi i zonave me potencial të lartë arkeologjik nga Gjiu i Vlorës deri në derdhjen e Shkumbinit, por edhe testime në bregdetin e Jonit etj.

Projekte të reja të këtij viti do të jenë ato në Amantia, për problemet e urbanizmit në periudhat antike. Projekti synon të eksplorojë qytetin e Amantia në të gjitha drejtimet. Në gjendjen e tanishme është e pamundur të fillohet një gërmim në shkallë të gjerë në sit. Për këtë arsye do të bëhet një fillim gradual i punës duke pasur parasysh edhe nevojat logjistike të projektit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?