Instituti francez: Shqipëria, vend
me rritje të abortit selektiv

16 Dhjetor 2013, 22:56| Përditesimi:

  • Share
Praktika e tmerrshme e aborteve selektive, ajo që kryhet kur mësohet se fëmija që pritet të vijë në jetë, është i seksit femër, deri më sot kryhej në vendet e Orientit, siç mund të përmendim këtu Kinën. Sipas Institutit francez për kërkimet demografike, kjo praktikë po përhapet si pasojë e varfërisë edhe në pjesën jugore të Europës, duke prekur vende si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Puna kërkimore e disa francezëve, lindi pikërisht nga të dhënat se në këta vende, përqindja e foshnjeve të seksit femër, prej disa vitesh ka pësuar një ulje të ndjeshme. Pikërisht këto shifra flasin bindshëm se tashmë praktikohet një lloj "selektimi paralindje", që çon më pas në eleminimin e foshnjave të seksit femër.

Pak kohë më parë Këshilli i Europës, i ka kërkuar informacione Malit të Zi, nëse ndonjë element mund të çonte në ekzistencën e këtyre praktikave, nga ana e saj, Podgorica e mohoi një gjë të tillë. Por statistikat tregojnë se gjërat nuk janë kështu. Në të gjithë botën, raporti i lindjeve mes femrave dhe meshkujve, është 105 me 100, me ndonjë lëvizje ciklike, ndërsa në disa vende të Ballkanit, ky raport është i përmbysur.

Nëse do të merrnim si shembull Shqipërinë, raporti është 111 meshkuj për 100 femra, në Maqedoni 110 me 100 dhe këto shifra paraqiten edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, duke ndjekur njëra-tjetrën me pak diferencë.

Duke patur parasysh që shifrat nuk gënjejnë, atëherë ata që gënjejnë janë burimet shtetërore, duke i mohuar këto praktika. Zëvendës ministri i Shëndetësisë së Malit të Zi Mensud Grbovic këmbëngul duke thënë: "Kemi bërë inspektimet tona dhe nuk kemi ndeshur me ndonjë rast të tillë, tek ne nuk kryhen aborte selektive, nëse këta aborte mund të kryen jashtë Malit të Zi, atëherë ky është një tjetër problem.

Instituti kërkimor francez, insiston në paraqitjen e të dhënave dhe shton gjithashtu se në Europën lindore janë në rënie edhe lindjet komplesive, vetëm me dy fëmijë.

Ndarja e lindjeve sipas gjinive, është vënë re për herë të parë në Azi, në fund të shekullit të kaluar: në vitet 90-të, ishte arritur një raport 115 djem kundrejt 100 vajzave në Korenë e Jugut dhe në Kinë, që prej asaj kohe situata në Kore, ka shkuar në normalitet me gati 106 djem kundrejt 100 vajzave, duke paraqitur kështu përmirësimin e kushteve të grave, pas disa masave të marra nga qeveria, për të ulur numrin e abortit selektiv.

Nga ana tjetër, ç`ekuilibrat në Kinë, kanë filluar të rriten, duke shkuar në 120 meshkuj për 100 femra, gjithashtu janë regjistruar raporte të tilla, si në Vietnam, Indi dhe Nepal. Arsyet që bënë që kjo tendencë të përhapej edhe në Europën Jugore, janë të lidhura me krizën ekonomike.

Në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, aborti ishte i mundur edhe më parë, por mungonte një komponent i dytë, që do të thotë, cilësia e mirë e aparaturave me ultratinguj.
"Vendet e Ballkanit perëndimor dhe të Kaukazit jugor, e konsiderojnë një avantazh periudhën e socializmit që kishte ndaluar disa forma evidente të diskriminimit gjinor në shoqëri, si në punë, në arsim, apo në pavarësinë socialo-politike, thotë raporti kërkimor francez. "Familja tashmë bazohet në një linjë tradicionale mashkullore, në të cilën meshkujt vazhdojnë ende të qëndrojnë me prindërit edhe pas martesës.

Këto struktura familjare, që janë më të thjeshta për t`u organizuar, ku duhet mbijetuar ndaj krizës, janë paraqitur pas rënies së regjimit komunist. Ndërsa roli i Shtetit, në terma solidariteti është zvogëluar". Mbetet e hapur edhe çështja, se pse në disa vende, me situata të njëjta dhe me vlera të njëjta patriarkale, nuk ekzistojnë tendenca të tilla.

Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?