Spitali Rajonal Berat

Institucionet e Beratit 'të infektuara', COVID-i ‘godet’ burgun, spitalin, gjykatën, shkollat dhe kopshtet

18 Nëntor 2020, 15:34| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:37

  • Share

BERAT- Institucionet kryesore të Beratit duket se janë kthyer në vatra të infeksionit COVID-19, pasi në shkolla, kopshte, në burg, spital dhe gjykatë janë aktualisht 14 punonjës që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Diko, në burgun e Beratit janë 4 punonjës të prekur, mes tyre një gardian, një operator, një inspektor dhe një kuzhinier.

Gjithashtu edhe punonjës shëndetësia janë 4 të prekur, ku mes tyre janë një mjeke infeksioniste dhe një infermiere në repartin COVID të Spitalit Rajonal Berat dhe dy rastet e tjera janë infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2.

Në Gjykatën e Beratit kanë rezultuar pozitiv me COVID 2 punonjëse të administratës dhe një prokuror.

I prekur është edhe arsimi ku në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv 2 mësuese në shkollën 9-vjecare "22 Tetori" dhe një sanitare në kopshtin "Barrikadë".


Lajmi kryesor:

Shifrat vijojnë të rriten, në 24 orët e fundit 711 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID/ Spitali psikiatrik i Elbasanit vatër infeksioni, 20 pacientë dhe staf i prekur


er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?