Biblioteka Kombëtare

INSTAT: Shqiptarët “braktisin” Bibliotekën Kombëtare e GKA

6 Maj 2018, 08:44| Përditesimi: 6 Maj 2018, 08:49

  • Share

Instituti i Statistikave ka bërë publike rezultatet e tremujorit të parë të vitit 2018 për frekuentimin e institucioneve kulturore. Sipas Institutit të Statistikave rezulton se “në Bibliotekën Kombëtare ka gjithmonë e më pak lexues.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 86.0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.”.

Gjithashtu,  “Në bibliotekë ka pasur gjithashtu, më pak tituj librash, një element ky që ndikon në uljen e atraktivitetit të saj. “Në tremujorin e parë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.812 botime, 62.8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 340 ishin tituj të rinj dhe 1.472 ekzemplarë të rinj”, theksohet në raportin e INSTAT për Statistikat e Kulturës.

Por një rënie të të pazakontë ka edhe numri i vizitorëve në këto tre muaj në Galerinë Kombëtare të Arteve, të cilën INSTAT e ka llogaritur me minus -100%, pra zero vizitorë.

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga marrja e detyrës, drejtuesi aktual i kësaj Galerie, Erzen Shkololli, nuk jep asnjë shpjegim për kalendarin e ri të institucionit, por shprehet se “Se do t’ju thërras kur të jem gati në një konferencë për mediat”. Salla e madhe e ekspozitave në këtë institucion prej tre muajsh qëndron me muret bosh.

Ndryshe është numri i viztorëve nëpër muzetë, ku sipas INSTAT “Numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 39,4 %, ndërmjet tremujorit të parë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e parë 2018 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 13.872, me një rritje prej 61,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.”

Teatrot, rritje të spektatorëve, Eksperimentali ka shënuar rritje prej 197,2 %
Ndërkaq ajo që bie në sy është numri i frekuentuesve të shfaqjeve kulturore në teatrot kryesore të Tiranës.  Sipas INSTAT, “Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2018 është 218 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tre muajt e parë të 2018-s numri i shfaqjeve kulturore ka qenë 344, duke pësuar një rritje vjetore me 61.5 %.  Në rritje është edhe numri i spektatorëve. Në tremujorin e parë të këtij viti  arriti në 74.848 spektatorë, duke pësuar rritje me 73.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2017.”

Një rritje të ndjeshme të viztorëve në shfaqje ka pasur Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. INSTAT konstaton se “Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 207 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2018. Numri i spektatorëve në tremujorin e parë 2018, është 40.555, duke shënuar rritje prej 197,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri mesatar i spektatorëve gjatë tremujorit të parë 2018 është 196 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 46,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.”. Ndërkohë statistika tregojën se 

Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2018 është 51 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rënie me 3,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018, numri i spektatorëve është 6.339 duke shënuar rënie me 19,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2018 është 124 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rënie me 16,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Komento

Komente

  • Kafsha: 06/05/2018 09:45

    Po, sepse ata më të “zgjuarit” mendjen e kanë tek partitë, tek bajgëria e militantizmit partiak që prodhon bajga.

    Përgjigju
  • One: 06/05/2018 09:42

    Kush ka provuar te punoje ne ate biblioteke e di shume mire pse. Duhet te perballesh me roje (arrogant) qe te kerkon dokumenta sa futesh. Dhe kur ke harxhuar kohe per ato dokumenta, te thone qe zakonisht ketu nuk ka vend per te lexuar. Futja vrapit dhe mos u kthe me i thone. Sistemit te bibliotekave i duhet remont kapital se jetojne jashte kohes per ambjentet, nderveprimit me perdoruesit dhe menyra se si merret dhe jepet informacioni.

    Përgjigju
  • Cnnxnxxb: 06/05/2018 08:59

    Ka dy vjet bllokuar hyrja o hunj. Punimet e famshme per ate çatine e parkingut nentokesor ne qender. Se shesh nuk eshte ai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?