Porti i Durrësit

INSTAT: Rritje e shkëmbimeve tregtare me BE-në, Shqipëria eksportoi drejt vendeve të unionit 73.6% të eksporteve në total

20 Prill 2023, 11:56| Përditesimi: 20 Prill 2023, 12:00

  • Share

Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare, Shqipëria e kryen me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, brenda tre mujorit të parë të ktij viti shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me  vendet e BE zënë 59.3% të të gjithë tregtisë.

Nga këto shifra, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.6% të eksporteve në total ndërsa importet nga po këto vende arrijnë shifrat deri në 50.9% të të gjithë importeve në total.

Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë, janë Italia me 29.5 %, Turqia me 7.4 %, Kina me 6.8 % dhe Greqia me 6.8 %.

Vihet re se gjatë këtij tremujori vendet me të cilat Shqipëria ka patur rritje më të madhe të skeporteve krahasuar me një vit më parë janë Kosova me 2.5% Greqia me 66.4 % dhe Maqedonia me 47.8 %.

Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Italia me 8.5 %, Gjermania me 21.8 % dhe Kina me 49 %.

Shqipëria ka importuar më shumë nga Kina, Gjermania dhe SHBA krahasuar me një vit më parë. Konkretisht, Kina me 28.3 %, Gjermania me 7.8 % dhe SHBA me 55.3 %.

Sipas INSTAT-it, ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 3.7 %, Turqia me 11,2 % dhe Greqia me 19 %.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 %, krahasuar me një vit më parë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?