Inflacioni në janar zbriti në nivelin më të ulët të 2 viteve, por çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3%

13 Shkurt, 11:17| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:20

  • Share

Viti 2024, ka nisur me ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve, pasi inflacioni ka zbritur në nivelin më të ulët që prej nëntorit të vitit 2021, kur nisi edhe vala e krizës së çmimeve, e cila ka vijuar për 2 vite.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, inflacioni në janar zbriti në 3.4%, nga 4% që ishte në fund të dhjetorit apo 7.2% që ishte në janar të vitit të kaluar.

Por megjithatë, përsëri shtrenjtimi dominohet nga produktet ushqimore. Sipas raportit në janar çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 5.3%. Brenda këtij grupi rritja më e madhe është regjistruar tek zarzavatet me 16,4 %, pasuar nga frutat me 8,8 %, më pas bulmeti me 5.5%, është shtrenjtuar mishi me 4.3% dhe ëmbëlsirat dhe peshku me 2.7 dhe 2.3%.

Po ashtu janë rritur me 5% çmimet e mobilieve, pajisjeve të shtëpisë dhe argëtimi e kultura, ndjekur nga hotelet e restorantet me 4%, për të vijuar me alkoolin e duhanin me 3.9% e deri tek shëndeti e komunikimi. I vetmi grup që ka pasur ulje të çmimeve ka qenë transporti me -4.3%, për shkak të uljes së çmimit të karburantit në tregun e huaj, që solli një rënie të lehtë edhe në Shqipëri.

Institucionet vendase presin që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3% brenda këtij viti, madje Banka e Shqipërisë, ka shprehur qëndrimin e saj për të vijuar me rritje të normës bazë të interesit nëse vërehet se inflacioni vijon rritjen.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 13/02/2024 13:02

    shporta duhet te kete cmim tavan...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?