INSTAT: Rriten hyrjet për biznes, kryesisht nga Polonia, Anglia dhe Mali i Zi

24 Shkurt 2020, 13:56| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:03

  • Share

Mbi 7 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në muajin janar të këtij viti për qëllime biznesi.

Në raport me vitin e kaluar kjo shifër është rritur me 53,1%.

Ndërkohë në total në janar hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptar kanë kaluar shifrën e 842 mijë persona.

249.461 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në muajin janar të këtij vitit duke shënuar një rritje me 19.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa kanë dalë nga vendi 311.629 persona duke shënuar përsëri një rritje të ndjeshme.

Ndërkohë në total hyrjet e shqiptarëve por edhe të huajve në muajin Janar 2020, janë 693.956, ndërsa daljet 842.694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, në raport me vitin e kaluar.

Në raportin e publikuar nga INSTAT, tregohet se kanë pësuar një rritje me 53,1 hyrjet e shtetasve të huaj që kanë për qëllim bërjen e biznesit dhe arsye profesionale. Nga 4.746  persona që hyn në Shqipëri në 2019 për qëllime biznesi këtë vit kanë ardhur 7.268 persona.

Një muajin e parë të vitit vihet re se shtetasit polak janë ata që kanë preferuar më tepër të vijnë në vend, duke shënuar një rritje me 38,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me Janar 2019.

Pas Polonisë renditet Anglia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Por pavarësisht se hyrjet në nga këto shtete ka pësuar rritje mbi 25%, përsëri Kosova qëndron në krye me 77.632 qytetarë të hyrë në vendin tonë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?