INSTAT:Partnerët kryesorë tregtarë
janë Italia, Greqia, Turqia dhe Kina

28 Tetor 2014, 15:27| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka publikuar botimin “Tregtia e Jashtme, shtator 2014”. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, në muajin shtator 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 miliardë lekë, duke u ulur me 0,4 % në krahasim me periudhën shtator 2013 dhe duke u rritur me 14,5 % në krahasim me gusht 2014.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64,8 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,8 %), Greqia (7,2 %), Turqia (7.2 %) dhe Kina (6,1 %).

Rënie më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 34,5 % dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 7,7 %. Rritje më të madhe vjetore patën eksportet e grupeve “Tekstile dhe këpucë” me 27,5 % dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 25,3 %.

Sipas INSTAT, në muajin shtator 2014 importet e mallrave arritën vlerën 47 miliardë lekë, duke u rritur me 12,2 % në krahasim me muajin shtator 2013 dhe me 6,0 % në krahasim me gusht 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: “Tekstile dhe këpucë” me 28,0 %, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 25,8 % dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 23,4 %.

Rënie më të madhe vjetore pati në importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,7 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 25,2 % krahasuar me shtator 2013.

Marrrë nga ”Anadolu Agency “

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?