INSTAT: Niveli i inflacionit
për muajin shtator 1.5 për qind

8 Tetor 2014, 13:29| Përditesimi:

  • Share
Në muajin Shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %, njoftoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Kështu, niveli i inflacionit vijon të mbetet nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 për qindësh. Kjo flet për një konsum gjithnjë të dobët të brendshëm.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje.
 
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,7 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,8 %. Brenda këtij grupi krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,7 %.
 
Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 20,1 %, kurse çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, etj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?