INSTAT: Inflacioni vjetor 6.7% në 2022, në 2021 ishte 2%! Ushqimet e pijet alkoolike, ndikimin më të madh te çmimet

9 Janar 2023, 19:40| Përditesimi: 9 Janar 2023, 19:51

  • Share

Dhjetori është shoqëruar me një ulje tjetër inflacioni, të shkaktuar nga ulja e konsumit. Referuar INSTAT, pas një rritje rekord deri 8.4% në muajin tetor, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, inflacioni ka njohur rënie në dy muajt e fundit për shkak të uljes së konsumit, duke zbritur në nivelin 7.4% në muajin dhjetor nga 7.9% që ishte në nëntor. INSTAT ka publikuar dhe shifrat e inflacionit vjetor, ku rezulton se në vitin 2022, inflacioni arriti në vlerën 6.7%, nga 2%, që rezultonte në vitin 2021.  

Shqiptarët rezulton se kanë paguar 14% më shtrenjtë ushqimet për festat e fundvitit, madje për mishin rreth 13% më shtrenjtë. Referuar INSTAT, krahasuar me muajin Dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,2 %, pasuar nga grupet  “Mobilje, dhe elektroshtepiakeve  me 6,5 %, “Transporti” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 % etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 25,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,8 %, “peshk” me 15,7 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, sheqeri dhe nënproduket me 15% ndërsa perimet me rreth 12%

Në nivel vjetor, sipas INSTAT, rritja çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,98%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 %. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48%. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,36 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Nëntor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?