INSTAT: Inflacioni për muajin tetor arriti 8.3%, një vit më parë ishte 2.4%! Rritja më e madhe te ushqimet

8 Nëntor 2022, 16:43| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 16:47

  • Share

Rritja e çmimeve ka çuar në rritje të inflacionit në masën 8,3 për qind për muajin tetor.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndryshimi i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 2,4%.

Sipas Institutit të Statistikave, rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga ushqime dhe pije joalkoolike me +5,09 pikë përqindje, pasuar nga transporti me +1 pikë përqindje.

Rritje kanë pësuar edhe çmimet e lëndëve djegëse dhe qirave, por edhe në fushën imobiliare.

Krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në sektorin e transportit dhe ushqimeve.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?