INSTAT: Ekonomia rënie 0.61% në 
3-mujorin e dytë,krahasuar me 2013

6 Tetor 2014, 14:23| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Ndërtimi dhe energjia kanë qenë dy prej sektorëve që kanë bërë që ekonomia të rrëshqasë sërish në territor negativ. Instituti i Statistikave njoftoi se për tremujorin e dytë të vitit, Prodhimi Kombëtar ra me 0.61 për qind kundrejt tremujorit të dytë të vitit të kaluar.

Degët e tjera, si shërbimet, bujqësia dhe tregtia patën rritje pozitive, por kjo nuk ka mjaftuar për të kompensuar rënien e fortë në sektorin e transporteve dhe veçanërisht atë të ndërtimit.

Sipas INSTAT shifra negative e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë është e lidhur me bazën e lartë të krahasimit, pasi vitin e kaluar tremujori i dytë pati një rritje të pazakontë të diktuar nga shpenzimet e larta të Qeverisë në prag të zgjedhjeve.
 
“Kontributin kryesor për nga degët e ekonomisë në këtë ritmikë rënieje e ka dhënë sektori i ndërtimit. Më pas vijon sektori i transportit, i ndjekur nga sektori i industrisë.
Është tremujori më i lartë, pra i dyti i vitit 2013, i performancës ekonomike si tremujor, që nga tremujori i parë i vitit 2009. Ky tremujor i dytë i 2014, i duhet të krahasohet me majën e tremujorit të dytë të vitit 2013. Për rrjedhojë, ritmika vjetore, merr me vete krahasimin me një ecuri të pazakontë të lartë në të shkuarën, prandaj është në tërësinë e vet me rënie ndaj të njëjtit vit më parë”, u shpreh Gjergj Filipi, drejtori i INSTAT.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?