INSTAT, Ahmetaj: Kemi konsolidim
të ekonomisë,na lanë 200 mln borxhe

7 Tetor 2014, 13:48| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë me plot bindje se ekonomia shqiptare ka hyrë në një fazë konsolidimi. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës pas të dhënave të fundit INSTAT, numri një i ekonomisë tha se statistikat treguan qartazi se modeli i ri ekonomik ka funksionuar.  

 “Çfarë ka rënë është për shkak të falimentimit të “Belle Air” dhe ndërtimi,  i cili ka dy specifika. Të gjitha sektorët e tjerë kanë rritje serioze.  Ka rënie në ndërtimi tha ish-ministri  Bode. Ndërtimi ka vite që bie, ajo që ka ndodhur është gropa elektorale që e la vendin në këtë situatë. U krijuan 200 milion dollarë borxhe. Tani ka një model të ri ekonomik, i cili garanton një siguri të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë Ahmetaj.  

Sa i përket energjisë elektrike, ministri i Ekonomisë hodhi akuza tyë rënda ndaj qeverisë së kaluar, e cila sipas tij për të krijuar një situatë të rënduar është përpjekur të thajë Fierzën.

“Në vitin 2013 në mënyrë të papërgjegjshme kanë tharë hidrocentralin e Fierzës, prodhimi më i lartë në 22 vite. Kemi një veprim të qëllimshëm për të tharë Fierzën. Nuk nuk jemi qeveri e tokës së djegur. Në duam një model të ri ekonomik”, dekrlaoi Ahmetaj.

Ministri deklaroi se janë hapur 43 mijë vende të reja punë, shumica nga sektori privat. Ahmetaj ka theksuar se rritja ekonomike është në konsolidim dhe tre mujori i tretë i vitit 2014 ka një rritje mbi 3%.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?