Inspektorja Meri Mezini hedh në letër historitë njerëzore që e kanë emocionuar dhe frymëzuar brenda mureve të burgjeve: Mos paragjykoni një njeri edhe pse ka gabuar

3 Nëntor 2022, 13:47| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 13:54

  • Share

1667479796_Sequence01.00553616.Still002.jpg

Një histori frymëzuese u trajtuar sot në “Rreze Dielli’. Inspektorja e Burgut Meri Mezini rrëfeu në ‘Rreze Dielli” dashurinë për profesionin e saj nga i cili ka arritur të njoh plot njerëz në muret e burgjeve që e kanë frymëzuar që të shkruajë libra dhe që historitë e tyre ti hedh në letër.

“Historitë janë të gjitha të vërteta, janë histori të djemve dhe vajzave që kryejnë dënimet në burgjet shqiptare dhe unë i njoh ata personazhe nga afër. Unë aty e kam ndjerë veten si nënë. Njerëzit duhet ta dinë se brenda atij burgu le ça flitet aty janë shëruar mijëra djem dhe vajza shqiptare, kanë dalë të pastër” tha ajo.

Ndër të tjera, inspektorja e burgut Meri Mezini e cila   ka fituar edhe titullin “Ambasadore e paqes” për librin “Diell brenda burgut tim”, thotë se policia ka qenë ëndrra e saj e madhe, po ashtu edhe shkrimi I librave.

Unë kam 8 vite si police, dy gjërat që kam dashur në jetë edhe shkrimin edhe policinë I arrita më në fund. Unë kam pasur xhaxhin oficerë, ka qenë në ministrinë e mbrotjes dhe më thonin që i ngjan xhaxhit dhe e kisha ëndërr. Dhe thoja do bëhem një ditë ose oficere ose police. Nuk e arrita dot, më doli agronomi në Korçë, nuk më pëlqeu, më doli më pas ekonomi-financë në Kamëz  e lash dhe u futa në jurdik. Me vones por i arrita të gjitha gjërat” rrëfehet ajo.

Sot ajo i ka arritur të dyja, duke ndihmuar edhe shumë persona të gjejnë rrugën e tyre në jetë.

Unë nuk mund të rri pa bërë donacione, pa dhuruar rroba, i them çdo gruaje në kafe, çfarë keni në shtëpi tepër, i duhet dikujt. Edhe tek puna ku jam tani, ku mund të jenë paketuar mbi 20 pako me rroba, unë ua vendosja kutinë tek dera, ato të gjitha rrobat i mblodhën aty dhe ua cuam dhe do coj gjithmonë” tregon ajo më tej.

Ndërsa dha edhe një mesazh të bukur në fund të bisedës së ngrohtë që ndau në “Rreze Dielli”

Njeriu po nuk deshi veten nuk i do as të tjerët, unë e dua veten, e dua familjen, i dua dhe të tjerët.

 


Lajmi kryesor:

Historia prekëse e inspektores së burgut që birësoi vajzën që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës: Në '97 ma rrëmbyen, por e gjeta sërish! Tani më ngjan mua në çdo gjë


MC//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?