Foto ilustruese

Inspektorati: Sot inspektuam 70 fasoneri, dy u gjobitën dhe dy u pezulluan në Durrës e Elbasan

22 Prill 2020, 19:16| Përditesimi: 22 Prill 2020, 20:09

  • Share

TIRANE-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se sot ka kryer 70 inspektime në disa fasoneri në disa qytete të vendit lidhur me zbatimin e masave që duhet të marrin bizneset për të mbrojtur punëtorët nga përhapja e koronavirusit.

Inspektorati thekson se nga kontrolli ka kapur me shkelje katër subjekte, nga të cilat dy i ka gjobitur dhe dy i ka pezulluar në Durrës dhe Elbasan me argumentin se fasonet nuk zbatonin masat mbrojtëse.

"Tolerancë zero. Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti" deklaron Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Krujë është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit për shkak të fasonerive. Në këtë bashki nga 27 fasoneri me mesatarisht nga 200 punonjës, 18 vijojnë punën, 6 janë të mbyllura nga vetë subjektet për shkak të vatrës dhe 3 janë të pezulluara.

Ndërkohë që deri tani Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkinë e Krujës ka gjobitur disa fasoneri për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse për punonjësit. Nga 500 mijë lekë janë gjobitur dy fasoneri, një 700 mijë lekë, dy nga 100 mijë lekë dhe një është 110 mijë lekë, ndërkohë që dy u pezulluan për 14 ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?